BAJRAMI Tosum
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 25 gusht të vitit 1937, në fshatin Tucep të Peshkopisë. Më 2 mars 1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet e 6 muaj burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 2 vjet kohë për «tradhëti ndaj atdheut». Më 27 shtator 1965 iu fal pjesa e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 297.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]