(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 25 maj të vitit 1928, në fshatin Gostivisht të Dangëllisë. Më 5 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Kolonjës e dënoi për «bashkëpunim me Ballin Kombëtar» me vdekje, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale. Por më vonë, mbëshetur në nenin 51 të ligjit nr. 382, datës 24 dhjetor 1946, dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, FL. 160.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]