BALILI Qemal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 15 mars të vitit 1889, në fshatin Borsh të Sarandës. Më 19 nëntor të vitit 1945, Gjykata Ushtarake e Prefekturës së Beratit, e dënoi me 8 vjet heqje lirie. Mbështetur mbi këtë vendim, tre muaj më vonë, më 12 mars 1946, Komiteti Ekzekutiv i K.N.Ç. të Nënprefekturës së Sarandës, urdhëroi konfiskimin e gjithë pasurisë së tij, të tundshme e të patundshme. Gazeta Zyrtare, nr. 60, 6 korrik 1946, fq. 4.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]