BALLOLLI Veli Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 17 janar të vitit 1904, në Sul të Devollit. U arrestua më 18 maj 1947. Me vendim nr. 244, datë 25. 12. 1947 të Gjykatës Ushtarake, u dënua me vdekje, si pjesëmarrës në grupin e deputetëve, dënim që iu zbut në burgim të përjetshëm. U lirua në vitin 1959. Me vendim nr. 22, datë 01. 07. 1969, të Komisionit Qendror të Internim- Dëbimeve, u internua familjarisht nga Korça në Shtyllë të Vithkuqit, ku dhe vdiq më 1989. Banorët e fshatit nuk lejuan të varrosej në varrezat e tyre, ndaj dhe u varros larg fshatit. Që nga ajo ditë, varri i tij u quajt “Varri i kulakut”.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]