(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Menkulas të Devollit. U dënua si «kriminel lufte dhe armik i popullit ». Më 13 mars të vitit 1947, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Devollit urdhëron sekuestrimin e pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Gazeta Zyrtare, nr. 42, 8 maj 1947, f. 3.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "BANUSHI Besim" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/banushi-besim