BARBULLUSHI Hysen
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 5 dhjetor të vitit 1943 në Shkodër. Më 13 prill 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 3 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë, për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes». U arrestua sërish më 1969 dhe më 2 prill të po atij viti, Gjykata e Qarkut të Shkodrës e dënoi me 4 vjet burg për «veprën përgatitore për arratisje». AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, FL. 161.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]