BARDHYLI Ibrahim (Hoxhë Brasniku)

BARDHYLI Ibrahim (Hoxhë Brasniku)
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik mysliman. Lindi në vitin 1890, në Brasnik të Gramshit. U deklarua si «armik i popullit, për shkak se ka qenë pjesëtar i çetave të Ballit Kombëtar dhe ka luftuar në radhët e tyre», dhe u dënua me 5 vite burgim dhe punë të rëndë të detyruar, humbjen e të drejtave politike për 5 vjet kohë, si dhe me konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Vdiq në vitin 1974. Revista Kibla, nr. 2, shtator-dhjetor 2017, f. 24- 33.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]