BAROLLI Fiqri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 13 tetor të vitit 1943, në Korçë. Më 8 dhjetor 1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut me anë arratisjeje», dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e së drejtës elektorale për 2 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 419.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]