(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Mjek dermato-venerolog, doktor i shkencave mjeksore, pedagog që me krijimin e Fakultetit të Mjeksisë. Lindi më 19 maj të vitit 1911, në qytetin e Tiranës. Shkollën e mesme e kreu në Montemario të Padovës, kurse të lartën në Universitetin e Romës (1931-1936). Në vitin 1939, së bashku me dr. Sinan Imamin, hapën një spital në Sukth për mjekimin e të plagosurve. Në vitet 1940-1942 kreu specializimin për dermato-venerologji në Bolonjë dhe nga viti 1942 deri më 1945 shërbeu si dermatolog në Spitalin e Përgjithëshmë Civil në Tiranë. U arrestua më 1945 dhe u dënua me dy vjet heqje lirie. Me t’u liruar, shërbeu si dermatolog në spitalin e Beratit (1948-1950) dhe në në Poliklinikën Qendrore të Tiranës (1950-1989). Prej vitit 1960 drejtoi kurse specializimi për mjekët e rretheve. Vdiq në vitin 1995. Mantho Nakuçi, basha Shyqri, në «Fjalor Enciklopedik Shqiptar», 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, f. 187; Lista nr. 1 e të Dënuarve Politikë me dënim me burgim (vkm 1699, datë 29.12.2008).
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit