BEGA Boro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 20 maj të vitit 1932, në fshatin Nivicë të Tepelenës. Më 5 tetor 1951, Gjykata Ushtarake e Gjirakastrës e deklaroi fajtor për «strehim të diversantëve» dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për një vit kohë. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 133.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]