(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Ekonomist, pjesëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Ministër i Ekonomisë (18 korrik 1944-28 gusht 1944; 7 shtator 1944-25 tetor 1944). Lindi në Pejë. Ushtroi funksionin e Ministrit të Ekonomisë në dy kabinete qeveritare, në qeverinë e kryesuar prej Fiqiri Dines (18 korrik 1944-28 gusht 1944) dhe në atë të Ibrahim Biçakut (7 shtator 1944- 25 tetor 1944) [shih]. U dënua me burg nga Gjyqi Special i zhvilluar në muajt marsprill të vitit 1945. Për këtë arsye, më 6 shkurt të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i K.N.Ç. të Nënprefekturës së Tiranës, vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij të paluajtshme. Gazeta Zyrtare, nr. 20, 23 mars 1946, f. 7.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit