BEJLERI Muharrem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1919, në Libohovë. U arrestua në shtator 1945 dhe u dërgua në birucat e Burgut të Ri të Tiranës. Në korrik të vitit 1946, në çastin që të burgosurit kishin dalë në oborr, goditi për vdekje policin gardian. Doli në oborr duke thirrur: «Poshtë komunizmi!». U përpoq të kalonte murin e lartë rrethues, por më kotë. Pastaj u fut në një dhomë policie dhe u armatos. Ra alarmi. Thirrjes për dorëzim iu përgjigj me të shtëna nëpërmjet dritares. Askush nuk guxoi të afrohej. Kjo gjendje vazhdoi më se një orë, derisa mbërriti zv. Prokurori i Përgjithshëm, kolonel Bilbil Klosi, që kërkoi me çdo kusht kokën e tij. Më në fund, një nën-oficer hipi mbi çatinë e gazermës, hoqi një tjegull dhe hodhi brenda një granatë. Në vitin 1995, Presidenti i Republikës e dekoroi me medaljen «Martir i Demokracisë».

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]