BEKTESHI Latif
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 17 dhjetor të vitit 1941, në fshatin Kllobusht të Dibrës. Më 10 gusht 1965, Gjykata e Rrethit të Dibrës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 9 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e të gjithë pasurisë, të luajtshme e të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 50.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]