BELISHOVA Agron
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Mjek. Lindi më 20 prill të vitit 1938, në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Pas 6 muajsh sfilitës në qelitë e hetuesisë, më 14 shtator 1977, Gjykata e Rrethit të Lezhës e dënoi me 10 vjet heqje lirie për «agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor». Pas burgut u internua pa famlijen në zonat më të thella të vendit. Agim Musta, Visar Zhiti, Enver Lepenica, Tanush Mulleti, Antologjia e plagëve nën terrorin komunist, Tiranë, 2004, f. 113; AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 45.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]