Viti:
1975
Zhanri:
Dramë, Familjar, Fëmijë
Shteti:
Shqipëri
Prodhuesi i filmit – Studio:
Albfilm, Tirana
Data e Publikimit:
Regjia:
Xhanfise Keko
Producent:
Skenari:
Kiço Blushi
Muzika:
Limos Dizdari
Aktorë:
● Herion Spiro
● Pandi Raidhi
● Dhorkë Orgocka
● Yllka Mujo
● Gjergj Sollaku
● Selma Sotirllari
● Koço Guda
● Zhani Petro
● Ema Shteto
● Adrian Laperi
● Genc Anastasi
Subjekti:
Benin nuk e lejojnë të luajë jashtë mureve të shtëpisë. Xha Thomai që vjen nga fshati e merr me vehte dhe për herë të parë Beni gjendet pa kujdesin e prindërve. Beni për herë të parë jeton në një familje fshatare ku i duhet të mësojë shumë gjëra të reja. Një natë Beni mbetet i vetëm në mes të pyllit por tashmë ai fillon të zbulojë një jetë shumë pranë natyrës Subjekti i Filmit: Beni është një fëmijë i llastuar nga prindërit e vet që e ruajnë atë si në një kullë të fildishtë. Kjo situatë nuk i pëlqen xha Thomait i cili preokupohet për Benin dhe vendos ta marrë me vete në fshat gjatë periudhës së pushimeve shkollore. Këtu nëpërmjet situatave komike Beni kupton që duhet ta gjejë vetë rrugën e drejtë dhe të eci me këmbët e veta në jetë. Filmi mbyllet me batutën e Benit : “Jo xhaxhi Thoma unë dua të eci vetë” duke i dhënë të kuptojë spektatorit se Beni është tashmë i gatshëm për të përballuar me forcat e veta jetën që ka përpara tij. Ky film ngelet një nga filmat më të bukur të kinematografisë shqiptare për fëmijë, i dashur nga të mëdhenj e të vegjël. Në Festivalin e Parë të Filmit Shqiptar të mbajtur në Tiranë prej datës 5 deri në 11 Prill të vitit 1976 Filmi “Beni ecën vetë” do të vlerësohet me Kupën e Festivalit Filmi do të paraqitet edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni Film Festival” në vitin 1976 ku do të marrë edhe një medalje. Po në vitin 1976 do të marrë çmimin e “Organizatës së Pionierit” në Festivalin e Filmit në Beograd Çmime e Tituj 11 Prill 1976 Kupën e Festivalit në Festivalin e Parë të Filmit Shqiptar të mbajtur në Tiranë prej datës 5 deri në 11 Prill të vitit 1976. 1976 Çmimin e “Organizatës së Pionierit” si “Filmi më i Mirë për Fëmijë” në Festivalin e Filmit në Beograd (Jugosllavi) 1976 Medalje Nderi në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj “Giffoni Film Festival” të zhvilluar në Giffoni Valle Piana, në provincën e Salernos (Itali).
Batuta të ndryshme nga filmi :
Jeta – “E di kujt i thonë kooperativë?”
Beni – “E di.Kooperativë i thonë fshatit”
Jeta – “Po qytetit ndryshe si i thonë?”
Beni – “Qytetit … Korçë i thonë.”
Xhaxhi Thoma … iku .. iku kali.
MIRUPAFSHIM TULLUMBACE
Mos numëro yjet natën se të dalin bastravica.
Ik more prapanik, akoma me ato të gjyshes ti.
po ky qenka Beni moj zonja dhelper
Vlerësimi IMDB:
5.6
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Filmat shqiptarë
✤ Lidhja në IMDB