(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Një ndër prijësit e kryengritjes së Postribës. Pas shtypjes së saj, u arrestua në Kodër Boks dhe 9 shtator 1946 u pushkatua në sy të të birit dhe të bashkëfshatarëve, në sheshin përpara xhamisë së fshatit. Uran Butka, Kryengritja e Postribës, në «Almanak 1», botim i ISKK, Tiranë, 2011, f. 69; Gazeta «Shekulli», qershor 2007.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]