(Person i dënuar nga regjimi komunist)
U arratis në Francë, por më vonë u kthye vullnetarisht. Për këtë arsye, u dënua me dymbëdhjetë vjet heqje lirie si agjent francez. U lirua në krye të dymbëdhjetë viteve, por pas pak kohësh, meqë me sa duket ia kishin frikën se mos arratisej, e arrestuan sërish. Një largim pa leje nga internimi ia kishin konsidruar tentativë arratisjeje dhe e dënuan njëzet vjet të tjera. Disa ditë pas shfaqjes në kampin e Spaçit të dokumentarit të punimeve të Kongresit VII të PPSH-së, ai u dëshpërua aq shumë, sa u hodh në telat e rrethimit dhe u vra nga ushtari i rojës. Fatos Lubonja, Ridënimi, Tiranë, 2007, III, XXX, f. 208-209.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit