BERISHA Rustem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 30 mars të vitit 1939, në Mamurras. Më 11 qershor 1958, Gjykata e Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e tradhëtisë ndaj atdheut» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe me humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Vendimi u la në fuqi edhe nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, më 11 korrik 1958. U lirua më 29 qershor 1963. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 348.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]