(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 20 gusht të vitit 1954, në Elbasan. U arrestua më 16 dhjetor 1990. Dy javë më vonë, më 30 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e deklaroi fajtor për «kundërshtim me dhunë të përfaqësuesve të shtetit» dhe «shkelje të ligjit “Për mbledhjet, grumbullimet dhe manifestimet” » dhe e dënoi me 1 vit e 6 muaj heqje lirie. Por më 8 shkurt 1991, Gjykata e Zonës së Durrësit vendosi për prishjen e këtij vendimi dhe pushimin e çështjes në ngarkim të tij. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 448.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]