Bibla
Libri, Libri i shenjtë, është përmbledhje e librave të shpallura (73 kanonike), të cilët të krishterët i respektojnë dhe i pranojnë si libra të shenjtë. Janë dy pjesë voluminoze. Dhiata e Vjetër (46 libra) dhe Dhiata e Re (27 libra). Dhiata e Vjetër është koha e gatishmërisë dhe pritjes së shpëtimtarit, kurse Dhiata e Re është koha Jezu Krishtit. Të dy këta librat përfshijnë periudhën kohore prej vitit 1300 para erës së re deri në vitin 100 pas Krishtit. Përmbledhje të shkrimeve të shenjta të Dhiatës së Vjetër dhe të Re, të cilat kisha i ka zgjedhur të cilat përmbajnë fjalën e Zotit. Tekstet dogmatike dhe ato profetike qëndrojnë pranë përshkrimeve historike, kronikave, lutjeve, çështjeve familjare, vizioneve …Bibla është, mbi të gjitha, fjalë e Zotit, e shkruar sipas inspirimit të shpirtit të shenjtë, që demonstron shpëtimin në Jezu Krishtin. Libri i shenjtë Bibla është libër fetar që përmban të vërtetën e Zotit në fillimin e krijimit, duke mos pretenduar që të jetë libër shkencor, apo libër i kozmologjisë, biologjisë, apo historisë.