BICI Gjergj Vatë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1920, në fshatin Gurzi të Milotit. U arrestua mbrëmjen e 11 dhjetorit 1945 si anëtar i organizatës antikomuniste «Bashkimi Shqiptar», gjyqi kundër anëtarëve të së cilës filloi më 28 janar të vitit 1946. Më 2 shkurt të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Qarkut të Shkodrës e dënoi me vdekje. Katër ditë më vonë, më 26 shkurt, dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm. U arrestua sërish më 1975, dhe më 13 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Krujës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë për «agjitacion e propagandë». Gjak në Shqipninë e Kuqe, në «Nji Seminar Papnor në vorbull të përndjekjes komuniste: Shkodër 1945-1946», Shkodër, 2008, f. 148, shënimi 8; Pjetër Pepa, Dosja e diktaturës, Tiranë, 2009, I, VI, f. 62-63; Fritz Radovani – de Angelis, Një monument nën dhé, Melbourne, 2004, II, f. 75-77; AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 182.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]