BICOLLI Gaqo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 13 maj të vitit 1929, në fshatin Terovë të Korçës. Më 7 korrik 1961, Gjykata Ushtarake e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 4 vjet kohë. Me dekret nr. 4323 iu falën 2 vjet nga dënimi. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 41.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]