(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 17 nëntor të vitit 1941, në fshatin Dhërmi të Vlorës. Më 2 nëntor 1959, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tentativë të kalimit të kufirit në mënyrë të paligjshme» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Por më 30 nëntor 1959 të po atij viti, Gjykata e Lartë vendosi pushimin e çështjes. U arrestua sërish më 11 shtator 1960, dhe më 30 dhjetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e shpalli fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 4 vjet kohë. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, më 6 shkurt 1961. U lirua para kohe, më 13 mars 1972. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 393.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit