BISHQEMI Osman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Gazetar, shkrimtar, autor i disa librave në dorëshkrim. Lindi më 17 tetor të vitit 1922, në Elbasan. Kreu studimet e larta për filozofi në Romë. Në vitin 1943 u kthye në Tiranë. Më 1945 filloi punë si reporter i «Bashkimit». Po këtë vit i pushkatuan të atin, Tahsin Bishqemin [shih]. U arrestua në vitin 1947 dhe u dënua me 5 vjet heqje lirie. U lirua më 1950. U arrestua sërish më 1962. Pas lirimit më 1967, u internua. Petro Marko, Intervistë me vetveten (Retë dhe gurët), Tiranë, 2000, II, f. 448.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]