BUALLI Hafiz Xhefer
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik i lartë musliman, kryemyfti i qarkut të Korçës (?-1946). Lindi në lagjen «Kasaba» të qytetit të Korçës, më 4 janar të vitit 1885. Mësimet e mesme i filloi në medresenë e Korçës dhe i përfundoi në atë të Tiranës. Në vitet ’30 u caktua kryemyfti i qarkut të Korçës. Në vitin 1946 u arrestua si antikomunist. Vdiq katër vjet më vonë, më 1950, në kampin e kënetës së Maliqit. 100 personalitete shqiptare të kulturës islame: shekulli XIX-XX, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Tiranë, 2012, f. 281.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]