(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 18 dhjetor të vitit 1935, në fshatin Zemblak të Korçës. Më 10 nëntor 1946, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Kolonjës urdhëroi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij. Disa vite më vonë, më 17 nëntor 1955, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «krimet: agjitacion e propagandë dhe pjesëmarrje në organizata antipushtet » dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Gazeta Zyrtare, nr. 120, 31 dhjetor 1946, f. 5; AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 181; AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 241.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]