BUMÇI Stefan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Ushtarak, veprimtar politik. Lindi në Shkodër, në vitin 1913. Kreu Akademinë Ushtarake në Itali. Deri në vitin 1944 shërbeu në rradhët e Ushtrisë Kombëtare. U arrestua në fillim të vitit 1946 si anëtar i opozitës së parë, «Bashkimit Demokrat», dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie. U lirua më 1962.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]