(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 14 prill të vitit 1926, në Elbasan. Kreu shkollën Normale të këtij qyteti dhe Institutin e Lartë Pedagogjik, Fakultetin Gjuhë-Letërsi. U arrestua në vitin 1946 dhe më 12 tetor të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë. Dhe më 26 shkurt të vitit 1947, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Qendrës Elbasan urdhëroi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. U lirua në vitin 1950. Vepra: «Këneta e vdekjes» (roman, 1996), «Abaz Kupi» (monografi, 2001), «Nëna Kosovare » (poemë, 2003), «Gruaja me të zeza» (tregime, 2008); «Rrugëtim me psherëtima» (roman, 2009). Gazeta Zyrtare, nr. 28, 29 mars 1947, f. 8; AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 228.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit