BURGAJ Islam
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1 janar të vitit 1925, në fshatin Kurtaj të Shkodrës. Më 18 korrik 1953, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje dhe bashkëpunim me diversantët», dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 5 gusht të po atij viti. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 405.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]