BUSHATI Sylço beg
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Veprimtar politik, anëtar i komisionit administrativ të Shkodrës (1914-1915), zv. prefekt i saj. Lindi në Shkodër. Në vitin 1913 kun-dërshtoi Esat Pashë Toptnin për dorëzimin e Shkodrës. Në vite 1914-1915 u zgjodh anëtar i komisionit administrativ të Shkodrës. Gjatë kohës së Mbretërisë shërbeu si zëvendësprefekt dhe si drejtues i xhandarmërisë. Mori pjesë si drejtues në Luftën Koplikut. Pas dështimit të konferencës së Mukjes, u rreshtua në radhët e Bllokut Indipendent. Me largimin e gjermanëve u fsheh dhe refuzoi të largohet nga Shqipëria. Duke e ditur se komunistët do të ndëshkonin këdo që do ta strehonte, Sylço Begu u largua drejt rrënojave të ish shtëpisë së vëllait së tij, ku nuk shkelte më njeri. Aty u kap nga komunistët. U pushkatua bashkë me Dom Lazër Shantojën [shih], më 21 shkurt të vitit 1945 në Tiranë. Më 25 prill 1946, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit N. Ç. të Nënprefekturës së Malësisë së Madhe vendosi sekuestrimin e pasurisë së tij të paluajtshme. Një vit e gjysmë më vonë, më 11 korrik të vitit 1946, po ky Komitet përsëriti urdhërin për sekuestrimin e pasurisë së tij, por tashmë edhe asaj të luajtshme. Gazeta Zyrtare, nr. 94, 7 tetor 1946, f. 2; Gazeta Zyrtare, nr. 63, 15 korrik 1946, fq. 7.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]