(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Shkodër. Më 25 prill të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit N. Ç. të Nënprefekturës së Malësisë së Madhe vendosi sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme dhe të paluajtshme. Katër muaj më vonë, më 19 shtator 1946, po ky Komitet urdhëroi edhe një herë sekuestrimin e gjithë pasurisë së tij. Gazeta Zyrtare, nr. 63, 15 korrik 1946, fq. 6; Gazeta Zyrtare, nr. 116, 26 dhjetor 1946, f. 5.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]