BUSHGJOKA Zef
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1 mars të vitit 1953, në fshatin Betoshe të Tropojës. Më 10 prill 1979, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Kukësit e deklaroi fajtor për «krimin e arratisjes ngelur në tentativë» dhe e dënoi me 13 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë (dënim i kombinuar). AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 346.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]