BYLYKBASHI Medi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 2 tetor të vitit 1935, në fshatin Pilur të Devollit. Më 26 gusht 1954, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në grup me qëllim arratisjeje» dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 2 vjet kohë. U lirua më 15 tetor 1961. U arrestua sërish më 1980, dhe më 24 mars të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit dhe R.P.S. të Shqipërisë» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe 5 vjet internim. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 19 prill 1980. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 431.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]