(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Anëtar i organizatës studentore antikomuniste «Përpjekja Shqiptare», që u krijua në Gjimnazin e Shkodrës në tetor të vitit 1947. U vra në gusht të vitit 1948, bashkë me Bardhosh Danin [shih], kreun e organizatës, dhe Brahim Dërgutin [shih], kur po përpiqeshin të kalonin kufirin. Ahmet Bushati, Në gjurmët e nji ditari: Shkodra në vitet e para nën komunizëm, Shkodër, 2007, f. 227.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]