(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 9 tetor të vitit 1946, në Berat. Më 13 tetor 1983, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Beratit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër shtetit» dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie. Republika e Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Vërtetim i gjendjes gjyqësore, nr. prot. 1.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "CAKO Zyhdi" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/cako-zyhdi