CAKRANI Iliaz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Veprimtar politik, Ministër i Bujqësisë në qeverinë e Ibrahim bej Biçakut (5 shtator 1944-25 tetor 1944). Lindi në vitin 1914, në fshatin Cakran të Mallakastrës. Pas mbarimit të shkollës fillore e të mesme në Shqipëri, kreu studimet e larta për Ekonomi Agrare. Me kapitullimin e Italisë, u zgjodh anëtar i Komitet Kombëtar (14 shtator 1943), që deklaroi rishpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në fund të luftës, u zgjodh Ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Ibrahim bej Biçakut [shih]. Pas lufte u arrestua dhe u burgos. Më vonë u internua në fshatin Novoselë të Vlorë. Vdiq në vitin 1994. Asqeri Llanaj, Bektash Bej Cakrani: Historia flet vetë, Vlorë, 2010; Gazeta «Kombi», Tiranë, 19 shtator 1943.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]