CAMBRI Dhimitër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1925 në fshatin Muzinë të Gjirokastrës. Më 18 prill 1947, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krimin e pjesëmarrjes në një grup armiqësor kundër pushtetit» dhe e dënoi me një vit heqje lirie dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 108.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]