CAPA Mehmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Bllatë e Poshtme të rrethit të Dibrës. U dënua nga Gjykata Ushtarake si «sabotator i pushtetit». Më 26 qeshor të vitit 1946, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës Qendër Peshkopi urdhëroi sekuestrimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. Gazeta Zyrtare, nr. 118, 28 dhjetor 1946, f. 4.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]