ARISTOKRACI(term historik – mesjetë)1. Shtresa me e lartë e feudalëve, shtresa e fisnikëve të një vendi.2. Formë qeverisjeje, në të cilën pushtetin e ka një grup i vogël fisnikësh me tituj të trashëgueshëm. Indeksi:Portali – Historia
BUJKROB(term historik – mesjetë)Fshatar në sistemin feudal, që ishte rob i feudalit a i çifligarit e shfrytëzohej prej tij, që nuk kishte asnjë të drejtë mbi tokën, mbi mjetet e punës, mbi prodhimet e asnjë të drejtë qytetare dhe që mund të shitej e të blihej si skllav së bashku
BARBAR(term historik – lashtësi)Emër me të cilin grekët dhe romakët e vjetër quanin me përbuzje të huajt, që nuk flisnin gjuhën e tyre dhe që i mbanin si të pazhvilluar. Indeksi:Portali – Historia
BEJLLËK(term historik – sundimi osman)1. Të qenët bej; vendi që zinte beu dhe titulli i tij.2. Tërësia e bejlerëve, bejlerët.3. Taksë në natyrë ose në të holla, të cilën ia paguanin fshatarët derebeut, që t’u siguronte një farë mbrojtjeje. Indeksi:Portali – Historia
BYLYK(term historik – sundimi osman)Njësi ushtarake në Perandorinë Osmane, që përbëhej nga njëqind deri dyqind e pesëdhjetë ushtarë me pagesë. Indeksi:Portali – Historia
DEMAGOG(term historik – lashtësi)Në Greqinë e lashtë: kryetari i një partie popullore; prijës i popullit, që i nxiste e i ndizte masat për të vepruar. Indeksi:Portali – Historia
AGA (sundimi osman) 1. Pronar tokash më i vogël se beu, në kohën e pushtimit osman në Shqipëri 2. Titull për oficerë në ushtrinë e vjetër turke. 3. titull nderimi që i jepej një pronari ose një njeriu të pasur; përdorej edhe pas emrit të një njeriu në shenjë nderimi