BUJAR(term historik – mesjetë)1. Pronar i madh tokash, përfaqësues i shtresës më të lartë e të privilegjuar të klasës shfrytëzuese në shoqërinë feudale.2.Që ka të bëjë me shtresën e bujarëve, që lidhet me aristokracinë feudale, i bujarëve. Indeksi:Portali – Historia
DASH(term historik – lashtësi)Tra i madh me majë prej metali, që përdorej si mjet për të shpuar muret e kështjellave a për të shpërthyer portat e tyre. Indeksi:Portali – Historia
EPOKA E BRONZIT(term historik – lashtësi)Periudha historike midis mijëvjeçarit V e atij II para Krishtit, kur u zbulua e u përdor bronzi. Indeksi:Portali – Historia
AKINXHI(term historik – sundimi osman)Kalorës ose këmbësor i trupave sulmuese e ndëshkimore në Perandorinë Osmane, që mbaheshin në kufi me vendet e tjera dhe që sulmonin të parët për të vrarë, për të djegur e për të plaçkitur. Indeksi:Portali – Historia
BAJRAKTAR(term historik – mesjetë)1. Flamurtar2. Kreu i bajrakut, që përfaqësonte interesat e shtresës më të pasur e të privilegjuar dhe që drejtonte bajrakun në bazë të kanuneve patriarkale. Indeksi:Portali – Historia
BEDEL(term historik – sundimi osman)1. Ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese.2. Taksë që paguhej në kohën e pushtimit turk nga meshkujt myslimanë për të zëvendësuar shërbimin ushtarak, asqerie; pagesë që jepej në vend të punës së detyrueshme. Indeksi:Portali
BUJK(term historik – mesjetë)Ai që merrte tokë me qira nga pronari, e punonte dhe mbante për vete vetëm një pjesë të vogël të prodhimeve; çifçi. Indeksi:Portali – Historia
DEBATIKAS(term historik – regjimi komunist)Anëtar i organizatës antifashiste të fëmijëve me emrin «Debatik» (Djemtë e Bashkuar Anëtarë të Idesë Komuniste), që vepronte gjatë Luftës Nacionalçlirimtare nën drejtimin e Rinisë Komuniste. Indeksi:Portali – Historia
AKREPTAR(term historik – lashtësi)Ushtar që luftonte me një armë prej metali në formë grepi, në kohën e lashtë e në mesjetë. Indeksi:Portali – Historia
BAJRAKTARIZËM(term historik – mesjetë)Formë e vjetër e organizimit ushtarak e tokësor, që mbështetej në ndarjen sipas bajraqeve. Indeksi:Portali – Historia
BEJ(term historik – sundimi osman)1. Pronar tokash në gjatë sundimit otoman.2. Titull i vjetër turk për qeveritarin e një krahine dhe më pas titull fisnikërie më i ulët se i pashait. Indeksi:Portali – Historia
BUJKROBËRI(term historik – mesjetë)Formë shfrytëzimi e varësie e bujkrobërve nga feudali a nga çifligari në rendin feudal; sistem shoqëror, që mbështetej në varësinë e bujkrobërve nga feudalët a nga çifligarët. Indeksi:Portali – Historia