ZINK

ZINK(term kimik) Metal me ngjyrë të bardhë në të kaltërreme, që nuk ndryshket, petëzohet lehtë dhe përdoret për veshjen e çelikut, për enë kuzhine, në industrinë elektrike etj, (simboli Zn). Vazhdoni leximin →

VALENCË

VALENCË(term kimik) Vetia që ka atomi i një elementi kimik për t’u bashkuar me një numër të caktuar atomesh të elementeve të tjera; lidhja ndërmjet atomeve. Portali — Kimia

VOLFRAM

VOLFRAM(term kimik) Metal i fortë, mjaft i rrallë, me ngjyrë hiri të mbyllët, që shkrin në temperaturë shumë të lartë dhe përdoret kryesisht për fijet e llambave elektrike (simboli W). Vazhdoni leximin →

URANIUM

URANIUM(term kimik) Metal shumë i rëndë, me ngjyrë të bardhë si të argjendit, që ka veti radioaktive dhe përdoret për të përftuar energji bërthamore (simboli U). Portali — Kimia

TRUPËZOHET

TRUPËZOHET(term kimik) Shkrihen e bashkohen në një trup të vetëm dy ose më shumë lëndë të ngurta, të lëngëta etj. Portali — Kimia

TRUPËZOJ

TRUPËZOJ(term kimik) Shkrij e bashkoj në një trup të vetëm dy ose më shumë lëndë të ngurta, të lëngëta etj. Portali — Kimia

TRITOL

TRITOL(term kimik) Lëndë plasëse në trajtë kristalesh, në ngjyrë të verdhë, me fuqi shpërthyese shumë më të madhe sesa dinamiti, që përdoret për të mbushur predha, mina etj. Portali — Vazhdoni leximin →

SULFUROJ

SULFUROJ(term kimik) Përpunoj diçka me squfur; i shtoj squfur një lënde për t’i dhënë disa veti të tjera a për t’i ndryshuar vetitë. Portali — Kimia

SULFURIK

SULFURIK(term kimik) Që ka në përbërjen e vet squfur dhe oksigjen në përpjesëtime të caktuara. Portali — Kimia

SULFUR

SULFUR(term kimik) Mineral i përftuar nga bashkimi i squfurit me një metal ose me një element tjetër. Portali — Kimia

SQUFUR

SQUFUR(term kimik) Element kimik, jometal, shumë i përhapur në natyrë, me ngjyrë të verdhë si të limonit, i thërrmueshëm, që ndizet lehtë e kur digjet lëshon erë të rëndë dhe Vazhdoni leximin →

SINTEZË

SINTEZË(term kimik) Procesi me anën e të cilit prodhohen lëndë të ndryshme kimike nga bashkimi i elementeve ose i përbërësve të tyre më të thjeshtë. Portali — Kimia