AMON(term kimik) Grup i përbërë nga azoti dhe hidrogjeni, që nuk gjendet i lirë, por hyn në përbërjen e shumë kripërave, të cilat përdoren gjerësisht në teknikë e në bujqësi. Portali — Kimia
AMONIAK(term kimik) Gaz pa ngjyrë, me erë të keqe e të fortë, i cili del nga bashkimi i azotit me hidrogjenin; tretësira e këtij gazi në ujë. Portali — Kimia
AMIDON(term kimik) Lëndë në trajtë kokrrizash, që grumbullohet në farat e drithërave e të bishtajoreve, në patatet etj. dhe nxirret prej tyre si niseshte. Portali — Kimia
ALUMIN(term kimik) Metal i bardhë si argjendi, i lehtë e i butë, që përdoret në industri, për tela, për enë, për ndërtimin e aeroplanëve etj. (simboli Al). Portali — Kimia
ALKAL(term kimik) Lëndë e tretshme në ujë, me veti të ngjashme me ato të sodës a të potasit, që del nga bashkimi i kripës me acid dhe që gjendet edhe në hirin e bimëve të djegura. Portali — Kimia
ALKOOL(term kimik) Bashkime organike, që dalin nga hidrokarburet duke zëvendësuar një a disa atome të hidrogjenit me grupin prej një atomi oksigjeni e një hidrogjeni. Portali — Kimia
AKRILIK(term kimik) 1. Acid akrilik: acidi i pangopur më i thjeshtë, i lëngshëm, pa ngjyrë dhe me erë të fortë si të uthullës. 2. Që përmban acid akrilik; që prodhohet ose që përpunohet me acid akrilik. Portali — Kimia