BARIUM(term kimik) Metal i butë me ngjyrë të argjendtë, që hyn në përbërjen e disa mineraleve dhe kripërat e të cilit përdoren në industri e në mjekësi (simboli Ba). Portali — Kimia
ARGON(term kimik) Element kimik, gaz i plogët, i rrallë, pa ngjyrë e pa erë, që gjendet në ajrin e atmosferës dhe që përdoret zakonisht për mbushjen e llambave elektrike (simboli A).. Portali — Kimia
ARSENIK(term kimik) 1. Element kimik i fortë, me ngjyrë të përhimët e meshkëlqim metalik dhe me veti helmuese, që gjendet nënatyrë në shumë minerale (simboli As). 2. Lëndë shumë e helmet, e përbërë nga ky trup i thjeshtë dhe nga oksigjeni, që përdoret në bujqësi, në industri, në mjekësi etj.;
AR(term kimik) Metal i rrallë e i çmuar, me ngjyrë të verdhë, që është i butë e punohet mirë dhe që përdoret për të bërë sende zbukurimi, monedha etj. ose si masë e vlerave; flori (simboli Au). Portali — Kimia
ARGJEND(term kimik) Metal i rrallë e i çmuar, me ngjyrë të bardhë të shkëlqyer, që punohet lehtë dhe që përdoret për të bërë sende zbukurimi, monedha, enë etj. (simboli Ag). Portali — Kimia
ANILINË(term kimik) Lëng i helmet i pangjyrë dhe me erë të keqe, që nxirret nga katrani dhe që përdoret për përgatitjen e bojërave, të barnave etj.. Portali — Kimia
ANTIMON(term kimik) Metal i brishtë me ngjyrë si të argjendit, që përdoret në teknikë dhe në mjekësi, zakonisht në lidhje me metale të tjera (simboli Sb). Portali — Kimia