(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Përkthyes. Lindi më 9 janar të vitit 1905 në Elbasan. Kreu Shkollën Teknike «Harry Fultz» në Tiranë. Pas luftës punoi si përkthyes i UNRRA-s. U arrestua si pjesëtar i një grupi armiqësor. Pas vendimit me burg, u dërgua në kampin e Maliqit. Përkthime: Thomas B. Saunders, «Ndriçime të Schopenhauer-it. Libri I-rë. Ditunija e jetës» (Tiranë, Shtypëshkronja “Mbrothësija”, 1944); Thomas B. Saunders, Ndriçime të Schopenhauer-it. Libri II-të. Udhëzime dhe mendime të vërteta (Tiranë, Shtypëshkronja “Mbrothësija”, 1944). Bardha Nergjoni, Familja Çiftja, shkëlqimi dhe rënia e një familjeje patriote, në «Shekulli», 1 mars 2010; Maksim Gjinaj, Margarita Mele, Myrvete Elmazi, Bibliografia e librit shqip në fondet e Bibliotekës Kombëtare (1913-1944), Biblioteka Kombëtare, Tiranë, 2010, f. 33.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit