CEKAJ Marash
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Vëllai i Gjokë Cekajt [shih]. Lindi në fshatin Bzhetë të Shkrelit. Mori pjesë në Kryengritjen Antikomuniste të Malësisë së Madhe, që shpërtheu në janar të vitit 1945. Pas shtypjes së kryengritjes u arrestua dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie. Franz-Llesh Grishaj, Shkreli dhe roli i tij në Kryengritjen Antikomuniste të Malësisë së Madhe të vitit 1945.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]