CUKA Ganimet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tiranë, ku kreu dhe Institutin Femëror «Nana Mbretneshë». U arrestua më 1945 si agjente të zbulimeve të huaja. Pas shumë muajsh hetuesie dhe refuzimit të saj për të pranuar akuzat, e lanë të lirë. Më 29 shtator të vitit 1947, Komiteti Ekzekutiv i K.P. të Prefekturës së Tiranës urdhëroi sekuestrimin e pasurisë së tundshme të saj. Në tetor të vitit 1967, bashkë me të ëmën, i internuan në Grabjan të Lushnjës, ku i vunë për të banuar në një kthinë të stallës së derrave. Aty u vetëvarën të dyja. Kufomat e tyre i hodhën në një gropë buzë kanalit, që kalonte pranë stallës. Agim Musta, Kampet e internimit dhe trimat e dëshpërimit, Tiranë, 2012, f. 38-39; Gazeta Zyrtare, nr. 102, 9 dhjetor 1947, fq. 1.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]