CUKA Mustafa
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 5 tetor të vitit 1920, në fshatin Macukull të Matit. U arrestua më 18 qershor 1945, dhe më 2 korrik të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi fajtor «se ka dezertuar nga ushtria», dhe e dënoi «me 20 vjet burg, me punë të detyruar, humbjen e nderit ushtarak dhe të drejtave civile, baraz me kohën e ndëshkimit ». AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 388.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]