CULAJ (hysaj) Caf
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 25 maj të vitit 1928, në Reç të Malësisë së Madhe. Deri në vitin 1946 drejtoi Rininë Antifashiste të Malësisë së Madhe. Në vitin 1954 u dënua me njëzet vjet heqje lirie me akuzën «Tradhëti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë». U lirua në vitin 1967 dhe deri më 1970 punoi si punëtor krahu në Ndërmarrjen e Ndërtimit në Shkodër. Po këtë vit u dënua sërish me akuzën «agjitacion e propagandë» me nënëtë vjet burg, të cilat i vuajti tërësisht. Vepra: «Krushqit e lirisë». Agim Musta, Visar Zhiti, Enver Lepenica, Tanush Mulleti, Antologjia e plagëve nën terrorin komunist, 2004, f. 472.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]