CUNGU Haxhi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik musliman. Lindi më 19 janar të vitit 1918, në Shkodër. Bëri plot 24 vjet burg. Është ndёr aktivistёt e parё qё ndihmuan pёr rimёkёmbjen e besimit në Myftininë e Shkodrёs. Më 16 nëntor 1990, në mbledhjen e organizuar në Xhaminë e Plumbit në Shkodër, ku u vendos krijimi i «Bashkësisë Islamike Shqiptare», – që i parapriu Komunitetit Musliman Shqiptar, – ai u zgjodh anëtar i kryesisë së saj. Më vonë shërbeu për shumë vite si imam dhe kujdestar i xhamisё Rus. Me rastin e 20 vjetorit tё rilejimit me ligj tё lirisё fetare, me propozim të Myftinisë së Shkodёr, Kёshillit Bashkiak i qytetit e nderoi me titullin «Mirёnjohja e qytetit».

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]