DËRMYSHI Shpresa
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1944, në Dragot, Elbasan. U dëbua për motive politike. Më 18 janar 1994, me vendim nr.27, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit administrativ, ka vendosur njohjen e dëbimit nga Elbasani në Papër, Elbasan, prej 1968 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.2925-2926

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI II
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]